Transmetuar më 13-11-2016, 20:17

Mund të jeni lodhur nga trajtimet mjekësore dhe kozmetike që mund të keni përdorur, të cilat nuk ju kanë dhënë efekt. Nuk duhet t’i humbisni shpresat sepse ka trajtime alternative natyrale të cilat trajtojnë humbjen e flokëve. Xhenxhefili është një produkt natyral i cili përdoret gjërësisht për shëndetin dhe bukurinë. I pasur me vitamina, minerale, antioksidantë dhe aminoacide, ai është ideal edhe për trajtimin e humbjes së flokëve. Përbërësit: 1 lugë gjelle xhexhefil pluhur 1 lugë gjelle vaj jojoba ( ose vaj ulliri) Përgatitja: Shtoni në një filxhan xhenxhefilin dhe vajin e jojobës. Në mungesë të këtij të fundit mund të përdorni edhe vaj ulliri. Aplikojeni maskën e përgatitur në flokë të lagur dhe masazhojeni kokën për rreth 15 minuta, në mënyrë që të stimuloni edhe qarkullimin e gjakut. Do të ndjeni një ngrohtësi në kokën tuaj, çfarë nënkupton se xhexhefili po jep efektin e duhur, shkruan Shije. Prisni edhe 5 minuta të tjera para se të lani flokët tuaj. Kujdesuni që uji të mos jetë shumë i nxehtë, sepse kjo do të japë rezultate më të mira. Përdoreni këtë maskë për një muaj në mënyrë që të parandaloni rënien e flokëve, zbokthin si dhe t’i forconi ato.