Transmetuar më 13-11-2016, 15:43

Në këtë artikull do flasim për meshkujt të cilët klasifikohen më tërheqës, sipas karakteristikave të shenjës së horoskopit.

Mesa duket, ata që besojnë në astrologji  kanë gjetur  se cilët meshkujt janë më të bukur për femrat, bazuar në shenjën e horoskopit.

-Dashi

Ai sundohet nga planeti Mars. Meshkujt dash janë  të freskët, tërheqës, joshës dhe marrin vëmendjen e femrave nga  bukuria e tyre. Ata janë super të nxehtë dhe kërkojnë më shumë vëmendje. Këta meshkuj  duan të vishen mirë  dhe të duken bukur. Disa nga aktorët e njohur botërorë që i përkasin kësaj shenje janë: James Franco,  Russell Crowe etj.

-Binjakët

Meshkujt binjakë  janë shumë flirtues dhe femrat  impresionohen  nga përgjigjet spontane dhe seksit të tyre. Ata janë të zgjuar, gjë që i mahnit femrat, shkruan intv.al. Një mashkull  binjak ka tipare fizike të bukura dhe i përdor për të joshur femrat. Ja disa nga vipat që i përkasin kësaj shenje: Collin Farrell, Chris Evans, etj.

-Shigjetari

Sunduar nga Jupiteri, mashkulli  Shigjetar ka trup të bukur  dhe është joshës. Arma më e fortë e tyre për të joshur një femër janë sytë. Ata kanë humor dhe janë spontanë, gjë që i tërheq femrat. Meshkujt Shigjetar  vishen bukur dhe e ndjekin modën. Ngjyra e preferuar e tyre është bluja. Aktori i njohur që i përket kësaj shenje është bukuroshi, Brad Pitt.