Transmetuar më 10-11-2016, 16:18

Edhe pse në Amerikë dhe Europë prej vitit 1995 shitjet online kanë revolucionarizuar mënyrën e të blerit të produkte, në Shqipëri ky realitet akoma nuk ka mbëritur. Por prej disa vitesh vihet re një tendencë në rritje e portaleve që ofrojnë shërbimin e shitjeve online dhe gjithashtu të konsumatorëve që i referohen internetit për të bërë blerjet e tyre.

Nesër pra më 11 Nëntor, portali më i madh i shitjeve online në Shqipëri, dyqantaxi.com, feston 5-vjetorin e tij dhe jo vetëm që ka publikuar 370 oferta tek portal i tij por jep dhurata për 5 nga blerësit e këtyre ditëve nga të cilat dhurohet edhe një telefon Samsung Galaxy S6 Edge. Tek ofertat vihet re një shumëllojshmëri e jashtëzakonshme produktesh nga moda, kujdesi personal deri tek telefonat dhe televizorët.

Deri më sot nuk ishte parë ndonjë faqe shitjesh online shqiptare të ishte kaq e avancuar sa të krijonte këto oferta për konsumatorët. Edhe pse vitet e fundit shihet një tendencë në rritje e portaleve që ofrojnë shitje, Dyqan Taxi duket e konsoliduar dhe e vendosur për të vazhduar rrugëtimin e tij në tregun shqiptar.

Portali dyqantaxi.com u publikua për herë të parë në 11.11.2011 dhe për rreth një vit ecuria e saj ka qenë shumë e ngadaltë por mbasi u studiua tregu dhe konsumatori Shqiptar Dyqan Taxi ka filluar të rritet me ritme shumë të shpejta dhe sot pretendohet që procedon çdo ditë 150 porosi.

Kur u pyetën përfaqësues të saj kujt ia atribuoni këtë sukses ata u përgjigjën, shumë e thjeshtë tre janë elementët kryesorë që ne jemi më të mirët.

1.Puna e palodhur dhe përkushtimi i stafit, që sot numëron 50 punonjës por që po rriten ç’do muaj të cilët shtojnë përditë mbi 20 produkte të reja dhe gjithashtu ju shërbejnë pa u lodhur qindra klientëve.

2.Thjeshtësia e porositjes së produktit tek ne. Kemi hequr ç’do barrierë që kemi hasur tek kjo pikë. Nëse klienti nuk di, apo nuk do ta porosisë online atëherë mund të telefonojë ose të na dërgojë një mesazh në Facebook për ta porositur.

3.Siguria maksimale që i ofrojmë. Ne nuk detyrojmë të paguajnë me kartë krediti, por klienti mund të zgjedhë të paguajë pasi ne i kemi dërguar mallin. Megjithatë ne nuk mjaftohemi me kaq kështu për sigurinë e tij i japim mundësi ta kthejë produktin pa asnjë arsye brenda 48 orëve. Gjithashtu kemi një dyqan fizik ku klienti mund të drejtohet për pyetje apo për të parë fizikisht një produkt që ka dyshim.