Transmetuar më 07-11-2016, 20:21

Vetëm një vit burgim ka dhënë gjykata italiane për policin që i mori jetën të riut shqiptar Korab Xheta.

Nuk mjafton ky fakt, por mediat italiane në një pjesë të tyre sot u lëshuan me zemërim ndaj vendimit duke e quajtur të padrejtë pasi sipas tyre, polici që vrau një njeri nuk duhet të ishte dënuar.

Korab Xheta, 24 vjeç, mbeti i vrarë në 1 shkurt të vitit 2015. Policia lokale në Ancona u njoftua se tre persona, që u identifikuan si shqiptarë, kishin hyrë për të vjedhur një apartament. Kur policia mbërriti, tre të dyshuarit nuk gjendeshin. Policia pikasi një makinë tip Suv Mercedes që dyshohej se ishte vjedhur prej tre të rinjve shqiptarë dhe u vu në ndjekje.

Për disa minuta vazhdoi kjo situatë duke arritur ta ndalin në rrugë makinën. Dy nga policët shkuan t’i afrohen makinës duke menduar se ajo ishte braktisur. Por tre të dyshuarit gjendeshin brenda saj dhe teksa ata afroheshin, i dhanë gaz mjetit. Dyshimet janë se donin të provokonin aksident. Në këto momente, polici tjetër, Mirco Basconi reagoi shpejt duke hapur zjarr me armën e tij dhe shkaktuar vdekjen e 24-vjeçarit Korab Xheta me katër plumba që shtiu.

Gjykata çmoi se kemi të bëjmë me një vrasje në kapërcim të kompetencave policore për italianin që vrau të riun shqiptar.

Ndërkohë, familja e viktimës, duhet të dëmshpërblehet me shumën prej dy milionë eurosh përmes një procesi tjetër gjyqësor, jopenal. /a.b/noa.al/

Policia vret një djalë të ri shqiptar në Itali |FOTO |VIDEO