Transmetuar më 06-11-2016, 20:55

I shtrirë në shtratin e tij, duke shpresuar që një ditë të mund të luajë dhe shkojë në shkollë si fëmijët e tjerë, Dior Agushi, 9-vjeç, vuan nga një sëmundje e zemrës, shërimi i së cilës i kushton rreth 50 mijë euro.

Kushtet e vështira në të cilën jeton familja Agushi nga Prishtina, kanë bërë që ai të sëmurët në mushkëri nga të ftohtit, gjë që i ka shkaktuar vështirësi edhe në frymëmarrje.

Nëna Shenaj Agushi, e vetme me dy fëmijë, rrëfen për gjendjen e djalit të sëmurë.

Rasti i Diorit është raportuar edhe më parë, ndërsa nëna Shenaj Agushi mund të kontaktohet në numrin e telefonit 044 846 155 dhe mund t’i ndihmoni përmes llogarisë në TEB: 2011000122359138.