Transmetuar më 06-11-2016, 20:26

Një 16-vjeçar në Kosovë, në fshatin Kllodernicë të Skenderajt, ka ndërruar jetë si pasojë e shembjes së dheut.

Incidenti fatal për të riun ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 16:00, ku ai së bashku me familjarët e tij duke mbushur me dhe rimorkion e një zetori, njoftojnë mediat kosovare.

Gjatë momentit të shembjes së dheut, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa ndodhen në Spitalin e Pejës.