Transmetuar më 05-11-2016, 13:15
Prishtinë, 5 nëntor 2016, NOA.al- Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Kosovës, të dyshuar si të përfshirë në vepra që kanë lidhje me terrorizmin.

Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme, e premte, në Mitrovicë, Ferizaj dhe Prishtinë, ku gjatë tij u vunë në pranga V.I., L.M., B.B., B.I., K.P., L.V., dhe L.M.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave u sekuestruan edhe një sërë pajisjes dhe sendesh.

Me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj të dyshuarve u dha masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me institucionet tjera brenda dhe jashtë Kosovës, vijon ende hetimet./a.y/noa.al