Transmetuar më 05-11-2016, 10:23

Shkodër, 5 nëntor 2016, NOA.al- Mbahet në Shkodër ceremonia e lumturimit të 38 martirëve të fesë katolike, të torturuar dhe vrarë nga diktatura komuniste.

Mesha nisi në orën 10.00 në katedralen e “Shën Shtejfnit”, nën praninë e rreth 10 mijë besimtarëve. Në meshë morën pjesë pesë kardinalë nga Italia si dhe autoritete të larta të shtetit.

I dërguari i Papa Françeskut, prefekti i kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato, kremtoi meshën për lumturimin e 38 martirëve.

Në meshë morën pjesë edhe kardinalë të tjerë të Kishës Katolike, ardhur nga vende të ndryshme të botës, si kardinali Bagnasco, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Italisë, kardinali Ranier Maria Woelki, ipeshkëv i Këlnit, kardinali Salvatore de Giorgi e kardinali Crescenzio Sepe, ipeshkvi i Napolit, dhe kardinali shqiptar, Ernest Troshani.

Martirët e lumturuar janë Imzot Vinçenc Prennushi, françeskan, ipeshkëv i Durrësit, poet; Imzot Frano Gjini ipeshkëv; Imzot Jul Bonati; Dom Alfons Tracki, prifti gjerman, Dom Anton Muzaj, Dom Anton Zogaj, famullitar i Durrësit, sekretar i Imzot Prennushit, Dom Dedë Maçaj, Dom Dedë Malaj, Dom Dedë Plani, Dom Ejëll Deda: famullitar i Bushatit, Dom Jak Bushati, Papa Josif Mihali, Dom Zef Maksen, meshtar gjerman, Dom Lazër Shantoja, Dom Lekë Sirdani prift, patriot, shkrimtar, Dom Luigj Prendushi, Dom Marin Shkurti, Dom Mark Gjani, Dom Mikel Beltoja, Dom Ndoc Suma, Dom Ndre Zadeja, Dom Pjetër Çuni, Dom Shtjeën Kurti, Atë Bernardin Palaj, Atë Çiprian Nika, Atë Gaspër Suma, Atë Gjon Shkallu, Atë Karl Serreqi, Atë Mati Prendushi, Atë Serafin Koda, Vëlla Gjon Pantalia, Fran Miraka, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, Maria Tuci./a.y/noa.al