Transmetuar më 01-11-2016, 23:37

Një familjeje në Kosovë i ka “buzëqeshur” fati pasi është bërë me shtëpi të re, pasi baraka e tyre u dogj disa muaj më parë.

Familjes Morina nga Fushtica e Drenasit iu ndërtua shtëpia e re, pasi baraka në të cilën jetonin u dogj muaj më parë, njofton Klan Kosova.

Kryefamiljarja Fatbardha, burri i së cilës vdiq vite më parë, është shprehur e lumtur që më në fund ka një strehë për fëmijët e saj.

Për shtëpinë e re janë gëzuar edhe fëmijët.