Transmetuar më 01-11-2016, 13:00

Vishni të brendshme seksi poshtë veshjeve– Kur një femër vesh të brendshme seksi poshtë veshjeve, ndihet më sensuale dhe femërore, edhe kur mban veshur xhinse e bluzë. Meshkujt i pëlqejnë detajet e kuruara, sidomos kur i zbulojnë papritur.

Lejojani vetes të përdorni fjalë të pista– Edhe pse askush nuk ka kurajën t’ia kërkojë partneres, meshkujt i pëlqejnë fjalët e pista, sidomos gjatë seksit. Ndaj përdorimi i fjalëve të tilla e çmend mashkullin.

Hidhni pak më shumë parfum – Meshkujt i adhurojnë parfumet e femrave, nga ata që qëndrojnë në lëkurë edhe pas seksit.

Mbulojeni trupin me pana dhe çokollatë– Ku ka gjë më të mirë se sa seksi dhe ushqimi? Për të befasuar një mashkull gjatë seksit, idealja është të përgatisni pana dhe çokollatë dhe ta lini anash krevatit dhe në këtë mënyrë do të zgjoni fantazinë, shkruan noa.al.

Zhvishuni nën dritën e qirinjve– Për ta bërë seksin më special dhe të kënaqshëm mund të organizoni diçka ndryshe nga e zakonshmja. Mjaftojnë disa qirinj aromatikë për të ndriçuar dhomën dhe zhveshja nën dritën e tyre.

Bëni masazhe seksi- Masazhet seksi janë ideale për të ndezur pasionin në çift. Janë shumë relaksuese dhe mundësojnë më shumë intimitet duke lyer trupin me vajra aromatik./a.y/noa.al