Transmetuar më 01-11-2016, 05:19

Një recetë e thjeshtë si të gatuani reçel shege

Ja përbërësit dhe mënyra e përgatitjes

Lëng shege, tre gota e gjysmë uji

Sheqer, pesë gota uji

Lëng nga një kokërr limoni

Kokrra shege një gotë uji Merrni lëngun e shegës dhe sheqerin e futini në një tenxhere. Përziejini gjysmë ore.

Kur del një shkumë sipër, hiqjani.

Më tej fusni kokrrat e shegës. Lërini të ziejnë edhe për 20 minuta të tjera.

Do të krijohet sërish një shkumë e cila duhet hequr me lugë. Shtoni lëng limoni. Sërish lëreni të ziejë edhe për 10 minuta të tjera.

Më pas hiqeni nga soba dhe lëreni të ftohet për disa orë.

Gati për servirje është pasi ta keni futur në kavanozë. Mund ta ruani në frigorifer ose jashtë tij në ambient të thatë e jo të nxehtë.