Transmetuar më 27-10-2016, 17:04

Gjermani, 27 tetor 2016, NOA.al – Zyrtarët e Policisë së Inspektoratit të Hetimit, në Gjermani, ku në fokus ishte kontrollimi i autostradës në Eschenlohe kanë zhvilluar një operacion mbrëmjen e së martës nga ora 17 deri në mesnatë.

Ky aksion është ndihmuar edhe nga policia federale në Gjermani dhe policia e trafikut urban, ku ishin të përfshirë edhe qentë, raporton media gjermane “kreisbote”.

“Inspektimi u zhvillua në të dy drejtimet dhe ka qenë për një zonë të madhe nga forcat e mëdha të sigurisë”, tha John Kufner, kryeinspektor. Dy persona janë arrestuar për vepra penale të lidhura me drogën.

Një sasi e vogël e drogës është gjetur te një 17-vjeçar dhe te një 27-vjeçar, kurse gjatë këtij aksioni është ndalur edhe një shqiptar nga Kosova, i cili nuk kishte leje qëndrimi.