Transmetuar më 25-10-2016, 14:10

Media britanike Daily Star raportoi sot se sipas saj, muajin tjetër, NASA paralajmëron se që nga data 15 nëntor, toka për dy javë do të errësohet, pra nuk do të ketë më dritë. Nga data 15 nëntor deri më 29, NASA thotë se toka do të hyjë në zonë të errët, kështu duke shkaktuar terrin total, shkruan DailyStar.

Sipas gazetës angleze, kjo ngjarje do të ndodhë pasi do të shkaktohet një paralelizëm midis Venusit dhe Jupiterit. Të njëjtën gjë e thotë edhe raporti i NASA-s që citon e përditshmja britanike dhe disa dhjetëra media të tjera të huaja që kryeissht i janë referuar asaj.

Ngjarja, ka ndodhur 1 milion vite më parë dhe tani ka kohën të ndodhë përsëri. Astronomët e NASA-s pretendojnë se Toka do të mbetet në errësirë duke filluar nga  15 nëntori.

“Nëntori i errët” do të shkaktohet nga një dukuri astronomike mes Afërditës dhe Jupiterit. Charles Bolden, i cili ishte zgjedhur në krye të NASA-s nga Presidenti Obama, ka përpiluar një dokument me 1.000 faqe për t’ia shpjeguar këtë ngjarje Shtëpisë së Bardhë. 

Dy planetët do të afrohen pranë njëri-tjetrit dhe do të qëndrojnë të ndarë për vetëm një shkallë. Afërdita më pas do të kalojë në jugperëndim të Jupiterit, duke shndritur 10 herë më shumë se ky planet.

Drita e Afërditës do të nxehë gazrat në Jupiter, duke shkaktuar një reaksion, që do të çlirojë sasi të mëdha të hidrogjenit në hapësirë. Ky gaz do të kontaktojë me Diellin rreth orës 2.50 në mëngjes. Sasia e madhe e hidrogjenit do të shkaktojë një shpërthim kolosal në sipërfaqen e Diellit dhe do të bëjë që temperatura e tij të ngrihet për 9.000 shkallë Kelvin.

Më pas, Dielli do ta bllokojë këtë shpërthim duke emetuar nxehtësi nga bërthama e tij. Nxehtësia do të bëjë që Dielli të marrë një ngjyrë të kaltër të errët. Sapo Dielli të arrijë këtë ngjyrë, do të duhen rreth 14 ditë për të rikthyer temperaturën dhe ngjyrën normale në sipërfaqen e tij.

Ndërkohë që Dielli do të jetë duke u “ftohur”, drita e tij do të jetë më e zbehtë. Duke qenë se duhen 7-8 minuta që drita e Diellit të mbërrijë në Tokë, njerëzit do ta vërejnë këtë ngjarjen vetëm më datë 15 nëntor, ora 2.58. 

Disa zona në botë ndoshta do ta përjetojnë momentin e shkurtër të dritës për 7-8 minuta, por Toka më pas do të zhytet në errësirë të plotë derisa sipërfaqja e Diellit të rifitojë temperaturën normale. Sipas NASA-s, ky fenomen i jashtëzakonshëm nuk mbart asnjë arsye për të shkaktuar panik tek njerëzit.

***

E gjithë kjo histori, nuk trajtohet për herë të parë në mediat botërore, duke përfshirë edhe ato më seriozet.

Edhe në prag të nëntorit të kaluar dolën raportime të tilla, por asgjë nuk ndodhi.

Këtë radhë tentohet të sugjerohet e njëjta gjë dhe sërish citohet NASA.

Vetë agjencia amerikane e hapësirës, NASA nuk ka nxjerrë ndonjë njoftim zyrtar mbi një ndodhi të tillë të pritshme.

Në këto kushte çdo citim qoftë dhe zyrtar që citohet nga mediat e huaja nuk mund të jetë i saktë.

NOA.al i është drejtuar zyrtarisht me email NASA-s duke kërkuar një shpjegim nëse raportimet e fundit dhe emrat e zyrtarëve të saj që citohen mbi këtë çështje, janë ose jo të vërteta.

E në pritje të një përgjigjeje, jemi të predispozuar të besojmë se asgjë të vërtetë nuk ka në këtë histori.