Transmetuar më 24-10-2016, 18:20

Itali, 24 tetor 2016, NOA.al – Një shqiptar, i sëmurë mendor ka mundur të rrëmbejë dy infermiere në një Qendër të Shëndetit Mendor në Avexano të Italisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa shqiptari është identifikuar si Enriges Kavalli, 19 vjeç.

Ai kishte mundur të siguronte një thikë dhe me të ka kërcënuar dy infermieret. Njërën prej tyre e ka marrë në një automjet jashtë qendrës, e ka lidhur, e ka lënduar me thikë në fyt dhe ka abuzuar seksualisht.

E lënduara ka arritur t’ia mbathë dhe të kërkojë ndihmën e disa banorëve aty pranë, ndërsa i riu u përpoq të humbë gjurmët.

Megjithatë, shqiptari është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje, raportojnë mediat lokale, ndërsa e lënduara është transportuar në spital në gjendje shoku, por jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht i riu shqiptar ndodhet në paraburgim në burgun e Avezzano, në dispozicion të autoritetit gjyqësor./b.l/noa.al/