Transmetuar më 23-10-2016, 17:20

Një person në Kosovë është sulmuar fizikisht nga 6 të tjerë për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Prizren, ku viktima ka pësuar dëmtime trupore dhe ndodhet i shtruar në spital.

Mediat vendase shkruajnë se pas kontrollit në dy shtëpitë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator dhe 22 fishekë.

Mësohet se një i dyshuar është arrestuar, ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim nga policia.