Transmetuar më 22-10-2016, 13:58

I referohet shpesh seksit– Kush është mënyra më e mirë për të ngacmuar fantazinë e një mashkulli përveç seksit? Femrat që duan një raport seksual, dinë si të jenë joshëse për të arritur objektivin e tyre dhe i referohen në mënyrë të tërthortë seksit.

Është gjithmonë perfekte- Kur një femër është gjithmonë perfekte nga pikëpamja estetike, ka shumë mundësi që dëshiron të bëjë seks dhe nuk do që të gjendjet e papërgatitur.

Kërkon vazhdimisht vëmendje– Kur një femër synon të joshë “prenë” e saj, bën gjithçka për t’i tërhequr vëmendjen. Ndaj tregoni kujdes ndaj sinjaleve që ajo përcjell.

Nuk ngurron të dërgojë e para mesazhe– Një femër që nuk pret që të jetë mashkulli ai që dërgon i pari mesazh, me siguri ka shumë dëshirë për të, shkruan noa.al.

Kërkon shpesh kontakt fizik– Një femër e cila do të bëjë seks, gjen gjithmonë mënyrën për të pasur kontakt fizik me mashkullin. Kjo është një mënyrë për të kuptuar synimin e tij dhe për të rritur tensionin seksual.

Nuk i ul asnjëherë sytë– Shikimi thotë njëmijë fjalë. Kur një femër e dëshiron seksualisht një mashkull, e shikon ngulazi pa u shpërqendruar.

Nuk ka siklet të tregojë trupin e saj– Qoftë për të treguar një tatuazh, apo edhe një nishan në një vend jo shumë të dukshëm. Kur një femër dëshiron të bëjë seks, përdor çdo dhunti fizike për t’ia arritur.

Të fton në shtëpinë e saj- Në momentin që mashkulli ftohet nga një femër në shtëpinë e saj, ky është sinjali më i pastër për të kuptuar se dëshiron një raport intim./a.y/noa.al