Transmetuar më 19-10-2016, 13:47

Vendim ekstrem për të ikur nga kjo botë ka marrë një djalë vetëm 18 vjeç në qytetin e Ferizaj në Kosovë. Ai i ka dhunë fund jetës duke u vetëqëlluar me një armë zjarri.

Viktima është Q.S.,m 18 vjeç, banues në Ferizaj, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga Policia e Kosovës.

Djaloshi ende adoleshent, në një moment që mbetet i veshur me mister, ka marrë një pistoletë dhe ka qëlluar veten e tij duke mbetur i plagosur fatalisht.

Familjarët e tmerruar, e dërguan në spitalin e Ferizajt, por atje dy orë më vonë ndërroi jetë, natën duke gdhirë dita e sotme.

Policia nuk di të thotë se cilat ishin arsyet që çuan në vendimin fatal. Familjarët dëshmuan se djali kohët e fundit qëndronte i heshtur, por nuk e mendonin kurrë se do të vriste veten. /noa.al/