Transmetuar më 18-10-2016, 22:50

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, në aksin rrugor Shtime-Prishtinë, në fshatin Grackë, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat vendase shkruajnë se viktima është një djalë në moshë të re, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente pa shenja jete.

Bashkë me të në emergjencë është dërguar edhe babai i tij, i cili ka pësuar lëndime trupore bashkë me dy persona të tjerë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete.