Transmetuar më 14-10-2016, 16:00

Shërbimi i ri, Vodafone Family, për klientët Vodafone Club 

Vodafone Albania vjen pranë klientëve me një tjetër shërbim të ri. Vodafone Family, është shërbimi më i ri për klientët Vodafone Club, i cili sjell avantazhe dhe oferta speciale duke filluar me zbritje në çmimin e paketave, bonus në MB si dhe shërbimin Secure Net dhe SafeBeep falas për të gjithë anëtarët e Vodafone Family.

Tashmë të gjithë klientët Vodafone Club mund të krijojnë familjen e tyre në Vodafone nëpërmjet Vodafone Family dhe me çdo aktivizim të paketave mujore për veten apo anëtarët e familjes, përfitojnë më shume ulje, çmime fantastike dhe avantazhe

Gjithçka është shumë e thjeshtë. Klientët Vodafone Club përzgjedhin për të bërë pjesë të familjes së tyre Vodafone 2 deri në 5 anëtare të tjerë.

Vetëm njëri prej anëtarëve, lideri mund të menaxhojë komunikimin për të gjithë anëtarët e tjerë Vodafone Family duke aktivizuar paketat 4-javore të preferuara: Vodafone Club Xtreme, Vodafone Club Mix, Vodafone Club Superior, Vodafone Club Extra, Paketa e RE 4-javore Club 500 Clean SIM e vlefshme për kartat SIM Clean.

Me aktivizimin e paketave aplikohen automatikisht avantazhet. Sa më shumë aktivizime, aq më shumë përfitime në zbritje për çdo paketë, 500MB dhuratë për çdo paketë, 250 Lekë kohë komunikimi falas për rimbushjet nëpërmjet M-Pesa si, ofrimi falas i shërbimit Secure Net që garanton internet të sigurtë për ju dhe të dashurit tuaj si dhe Safebeep i cili transformon smartphone-in tuaj në një mjet sigurie, i cili do t’iu njoftojë për situata emergjente si aksidente dhe rreziqe të ndryshme në jetën e përditshme.

Klientët që bëhen pjesë e Vodafone Family, përfitojnë çdo ditë e më shumë nga avantazhet e të qenit pjesë e komunitetit nr.1 Vodafone Club. Aktivizimet mund të kryhen në çdo dyqan Vodafone si edhe në aplikacionin My Vodafone, aplikacioni i parë i këtij lloji i cili i jep klientëve Vodafone mundësinë të jenë gjithnjë në kontroll të komunikimit të tyre.

Vodafone Albania sjell gjithnjë pranë klientëve shërbime inovatore me cilësinë më të mirë në treg në rrjetin më të gjerë e cilësor të komunikimit në çdo cep të Shqipërisë. Klienti mbetet fokusi kryesor i Vodafone ndaj çdo herë e më shumë prezanton për ta shërbime e produkte që lehtësojnë dhe fuqizojnë komunikimin e tyre në çdo kohë dhe kudo që ndodhen.