Transmetuar më 10-10-2016, 23:33
Me ngrohje nën dysheme, dush dhe një shtrat për dy persona, ky automjet-shtëpi është mjeti më luksoz që keni parë.

Automjeti 10 metra i gjatë Morelo Empire Liner përmban gjithashtu edhe një kuzhinë të përsosur.

Një dhomë gjumi me pamje nga qielli nënkupton se pronari i automjetit mund të kënaqet gjatë mbrëmjes duke vëzhguar yjet, ndërsa shtrihet për të fjetur.

Ky automjet-shtëpi është i fuqizuar nga një motor 7.7-litërsh i cili prodhon 400 kuaj-fuqi.

Automjeti luksoz vjen me një çmim të lartë ku kushton 420,000 euro.

Morelo Empire Liner do të prezantohet në shfaqjen “Motorhome & Caravan Show 2016” që do të mbahet në Birmingham këtë javë.