Transmetuar më 10-10-2016, 15:54

Maqedoni, 10 tetor 2016, NOA.al – Një varrezë masive është gjetur në oborrin e shtëpisë së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë politikani shqiptar, i cili pritet të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Zajaz të Kërçovës.

Nuk dihet se cilët mund të jenë viktimat në këtë varrezë masive. Ngjarja raportohet e rëndë dhe ndoshta aty mund të zbulohen edhe krimet më të rënda ndaj njerëzimit që kanë ndodhur në Maqedoni.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe prokurorë dhe policia për të hetuar të gjitha dëshmitë për zbardhjen e rastit. Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Zhurnal” ka siguruar fotot e para nga eshtrat që janë gjetur në varrezën masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit.

Zhvarrosja e tyre ka filluar, teksa janë nxjerrë disa prej eshtrave të gjetura. Mësohet se ato do të dërgohen për ekspertizë të mëtejshme dhe më pas do të rivarrosen në vendet e përcaktuara.

Sipas asaj që raporton “Zhurnal”, ende nuk dihet nëse këto eshtra datojnë nga hordhitë çetnike të vitit 1913, në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, apo më vonë.