Transmetuar më 08-10-2016, 15:41

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një automjet ka goditur një motoçikletë duke lënë të plagosur drejtuesin e kësaj të fundit.

Aksident ka ndodhur në qytetin e Prizrenit në mesditën e sotme, në rrugën “Jusuf Gërvalla”.

Efektivët e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.