Transmetuar më 07-10-2016, 21:39

Tabloidi britanik “The Sun” i ka dedikuar një artikull një shqiptari, shitës makinash. Ai quhet Shenki Maslani, është 30 vjeç dhe jeton në Maqedoni.

Arsyeja pse i riu shqiptar ka tërhequr vëmendjen e prestigjiozes britanike është pasioni i tij për firmën e famshme, Versace.

Gjithçka që ka 30 vjeçari mban firmën e Versaces.

Shenki, në një intervistë per mediat vendase ka treguar për pasionin dhe fiksimin e tij. “Që prej vitit 2009 jam i fiksuar pas Versaces. Sapo bleva gjënë e parë Versace nuk dija të ndaloja më, çdo gjë në shtëpinë time ka kokën e famshme, simbol i firmës italiane. Unazat dhe aksesorët e mi po ashtu janë Versace. Nga dyshemeja e banjës tek çarçafët, apo në kuzhinë madje deri të makinat e mia, çdo gjë mban firmën e Versaces”- ka thënë 30-vjeçari.

Dhe siç e shihni dhe në fotot më poshtë, Shenki bën një jetë tepër luksoze.