Transmetuar më 07-10-2016, 11:36

Tiranë, 23 Shtator 2016 NOA.al – Shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri që prej fillimit të viteve ’90 kur regjimi komunist mori fund dhe sistemi demokratik u rikthye pas afro pesë dekadash. Shqiptarët e përqafuan ndryshimin, sidomos për të jetuar të lirë dhe për ta bërë jetën më të mirë.

Në këto dy dekada e gjysmë, në ka një gjë që shqiptarët e kanë më shumë për zemër, është të kenë një shtëpi të tyren.

Kohët kanë evoluar dhe të kesh një shtëpi nuk është më gjithçka. Tani, klientët shqiptarë janë shumë më të kujdesshëm në investimet që bëjnë për të ardhmen e tyre, për jetën e tyre dhe të familjeve. Kujdesen që të kenë një shtëpi në zonë sa më të mirë, mundësisht larg zhurmave, por sa më afër gjelbërimit, edhe pse ende kryeqyteti pak ofron në këtë drejtim.

Shqiptarët po kujdesen gjithnjë e më shumë që të kenë një shtëpi me hapësira ku merr frymë lirisht, ku nuk blen vetëm “katër muret”, por shumë më tepër: siguri, qetësi, parkim të garantuar, shërbime komunitare, afërsi me shërbimet publike dhe private, mirëmbajtje serioze dhe një komunitet që nuk të provokon pasiguri dhe stres.

Një vëzhgim i NOA në tregun e shitblerjes së shtëpive tregon problematika pa fund me të cilat përballen njerëzit.

Nëse do të hedhësh një vështrim në Tiranë, vëren se fare pak janë shanset që të gjitha këto të gjenden në një objekt të vetëm banimi.

Gjithë këto vite, shumëkush është detyruar të blejë dhe jeton në apartamente që mbyten nga afërsia me njëra-tjetrën, cilësi ndërtimi nën mesataren, pa parkime nëntokësore, pa ngrohje dhe ftohje qendrore, me sisteme të mjerueshme dhe larg teknologjisë së fundit në ndërtim, etj.

E gjitha kjo, ka ardhur pasi shumica dërrmuese e ndërtuesve kanë rendur pas parasë, duke “harruar” qëllimin parësor dhe final: një investim të sigurt dhe afatgjatë. Ndaj janë bërë ndërtime pa kriter, me infrastrukturë të dobët e sipërfaqe të vogla, që zhgënjejnë njerëzit gjithnjë e më shumë në realizimin e ëndrrës për të pasur një shtëpi.

Për fat të mirë, në morinë e ndërtimeve, prej vitesh operon Mane TCI (pjesë e grupit Balfin). Mane TCI është lider në ndërtim dhe investim të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe rajon.

Projektet e realizuara, prej TEG, QTU, Rolling Hills Luxury Residences, Ambasador 1, Ambasador 2, janë të njohura për publikun, por një ndër investimet më tërheqëse për jetën në Tiranë, është “Ambasador 3”, padyshim një rezidencë si asnjë tjetër në Shqipëri, e dizenjuar për të ofruar shumë lehtësira në mënyrën e të jetuarit.

Pse “Ambasador 3”?

Një thesar në zemër të Tiranës!

Vetëm 15 metra nga Parku i Liqenit dhe 3 minuta nga qendra e Tiranës

Zhvillimi i urbanistikës në Tiranë është në rritje të vazhdueshme. Zgjedhjet bëhen dita-ditës edhe më të vështira për të zgjedhur banesën e përshtatshme për një jetesë sa më të mirë, sa më komode. E kush nuk dëshiron të jetojë pranë gjelbërimit e njëkohësisht në zemër të kryeqytetit. Pranë çdo  institucioni dhe të gjitha shërbimeve publike e private. Një ndër zonat më tërheqëse të Tiranës është Parku i Liqenit Artificial. Ai pozicionohet në jug të kryeqytetit dhe është ndërtuar rreth viteve ‘50-të. Parku i madh i Liqenit sot kap shifrën e 151 hektarëve sipërfaqe, ku pjesa dërrmuese është e veshur nga dushqet, qiparisat, plepat dhe pishat. “Ambasador 3” është i pozicionuar në pjesën jugore të Parkut të Liqenit Artificial. E ç’mund të ofrojë më shumë një godinë e mirëvendosur përveçse një pamje mahnitëse dhe qetësi, duke mbajtur larg zhurmën lodhëse të kryeqytetit.

Siguroni jetesën komode dhe njëkohësisht luksoze, me shërbime të larta dhe pozicionimin më të përshtatshëm në kryeqytet

Në ka vendndodhje më strategjike për një objekt banimi, ai është pikërisht vendi ku është ndërtuar “Ambasador 3”. Është ndërtuar në rrugën “Dervish Hima”, pranë stadiumit “Qemal Stafa” dhe kodrave të “Liqenit Artificial”.

E thënë ndryshe, “Ambasador 3” ndodhet kaq pranë qetësisë dhe gjelbërimit, por aspak larg metropolit dhe jetës metropolitane të Tiranës: Vetëm disa qindra metra larg bulevardit qendror “Dëshmorët e Kombit”, po aq afër me zemrën e ish-Bllokut dhe akoma më afër me institucionet më të rëndësishme të biznesit dhe qeveritare.

Si mund të jetë i arritshëm për ju, një apartament në “Ambasador 3”

Pak kohë pasi ka përfunduar ndërtimi, në rezidencën “Ambasador 3” kanë hyrë një pjesë e mirë e banorëve. Pak apartamente të mbetura në shitje kanë sipërfaqe të ndryshme banimi, për dëshira, mundësi dhe hapësirë që zgjidhet nga blerësit.

Kompania që ofron shitjen e apartamenteve tek “Ambasador 3”, ka menduar për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kësaj rezidence, duke mos përjashtuar askënd që nuk i ka paratë të gjitha njëherësh.

Ndaj, për të gjithë ju që kërkoni me ngulm të jeni pjesë e komunitetit më të përzgjedhur, sigurohet financim deri në 70% të vlerës së pronës suaj.

Veçoritë e ndërtimit

“Ambasador 3” vjen me një dizajn modern dhe luksoz në konceptin arkitekturor

NOA kërkoi informacion pranë kompanisë ndërtuese, që lexuesit e interesuar të jenë sa më të informuar mbi këtë objekt: Projekti është i financuar nga shoqëria “RFZ Building” shpk. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 32,300 m2 dhe aty përfshihen katër kate parkimi nëntokë, një kat ambiente tregtare (kati i parë) dhe 20 kate ambiente banimi dhe 2 kate zyra. Ndërtesa numëron rreth 173 apartamente banimi ku sipërfaqja e apartamenteve, nga 1+1 dhe deri në 3+1varion nga 95 deri 245 metra katrorë.

Apartamentet e madhësive të ndryshme karakterizohen nga hapësirat e bollshme për një banim komod me standarde të larta jetese, si dhe të projektuara sipas kërkesave.

Po ashtu, janë të disponueshme edhe 140 vende parkimi.

Shërbime dhe lehtësira

Komuniteti i përzgjedhur i “Ambasador 3” ofron shumë shërbime dhe lehtësira për ata që preferojnë të jetojnë në qendër të Tiranës.

Ju që do të bëheni pjesë e kësaj rezidence, do të keni privilegjin të përjetoni sigurinë e lartë 24 orë në 24, 7 ditë të javës, gjithashtu dhe shërbimi i mirëmbajtjes është sipas standardeve evropiane 24 orë në 24. Të gjitha këto janë të tjera përparësi të mëdha që ofron kjo ndërtesë rezidenciale. Një sallon hyrës (Loby) prestigjioz, e sigurisht, 4 ashensorë, gjenerator për emergjencë të mundshme, dhe ventilim në të gjithë ndërtesën janë përparësi të tjera që e bëjnë jetesën tuaj komode dhe të pakrahasueshme me çdo alternativë tjetër në qendër të Tiranës.

Ambientet e përbashkëta janë nën survejimin e kamerave të sigurisë. Vëzhgimi me kamera është i mbuluar edhe në garazhe, ashensorë dhe të gjitha katet e pallatit. Gjelbërimi i hapësirave rekreative që gjenden përballë ndërtesës nuk lënë hapësirë për ankesa për banorët të cilët mund t’i shfrytëzojnë më së miri për jetesën e tyre të përditshme. Dhe pa harruar të përmendim, për ata që e kanë “mani” jetën e shëndetshme dhe të qenit në formë mund ta kenë këtë në sajë të shëtitjeve mes gjelbërimit të Parkut të Liqenit, i cili ndodhet vetëm pak metra larg.

Mirëmbajtja

“Ambasador 3” është një objekt rezidencial nën menaxhimin e një skuadre profesionistësh, për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta, të cilët kanë për qëllim dhe kujdesen për ruajtjen e standardit sa më të lartë të shërbimit. Mirëmbajtja që ofron kompania Mane TCI ofron zgjidhje të përparuara teknologjikisht, për të mirëmbajtur dhe kontrolluar produktivitetin për sisteme hidraulike dhe elektrike e më gjerë, përkundrejt një kostoje të mbikëqyrur. Përveç mirëmbajtes së ambjenteve të përbashkëta, Mane TCI ofron për të gjithë banorët e Ambasador 3 mirëmbajtje për apartamentet e tyre, sipas kërkesës që ata kanë.

Pasi ju kemi informuar me kaq detaje mbi godinën e banimit më të mirë në Tiranë, ju që do të jeni pjesë e saj, ju urojmë ta gëzoni!