Transmetuar më 03-10-2016, 10:57
Bukuria e natyrës shqiptare është vlerësuar prej kohësh dhe së fundmi Lonley Planet i bën një promovim vërtetë të veçantë.

“Një video që do t’ju bëjë të fluturoni menjëherë drejt Shqipërisë”, titullohet filmimi prej afro dy minutash i realizuar me dron mbi Shqipëri dhe i publikuar nga Lonley Planet.

Shqipëria nga ajri dhe kryesisht Veriu i vendit tonë, promovohen në pamjet që gjeni më poshtë ku shihen pjesë nga Alpet, liqeni i kKmanit, Thethi, kalaja e Shkodrës etj.

Gjithë filmimi u realizua nga regjisori John Broadley i cili në muajin maj, vizitoi vendin tonë.

“Jam i befasuar shumë nga Shqipëria. Bukuria e pabesueshme e saj, vargmalet pafund, sa të rrallë qe t’i gjesh në shumicën e vendeve te botes, e sa i mahnitshëm ushqimi kudo që shkova! Rimëkëmbja e ngadaltë e Shqipërisë nga regjimi komunist ka bërë që pjesë të mëdha të vendit të jenë ende të paprishura”, tha John për Lonley Planet.

Ai e cilësoi Shqipërinë si një nga vendet më të bukura që ka parë, duke nënvizuar se ka udhëtuar shumë por se vendi ynë e ka lënë të mbresuar.