Transmetuar më 02-10-2016, 16:32

Në autostradën për Prishtinë –Podujevë në Kosovë është aksidentuar një automjet ndërsa ishte duke bërë gara me një mjet tjetër.

Mediat vendase shkruajnë se dy automjete njëra tip BMW dhe tjetra Golf IV kanë qenë duke bërë gara.

Të dy shoferët e këtyre veturave janë të njohur si të “çmendur” pas shpejtësise dhe që garojnë shpesh mes tyre.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ky aksident, pavarësisht se goditja që automjeti tip BMW ka bërë me anësoret e rrugës ka qenë e tmerrshme.

Drejtuesi i automjetit Golf IV i ka shpetuar aksidentit në limitet e kohës duke shmangur goditjen me BMW-në.