Transmetuar më 02-10-2016, 15:29

Pjesa jugore e Francës, e njohur për bukuritë e saj, është bërë destinacion turistik i vizitorëve nga mbarë bota, si dhe shtëpi e prodhuesit të veturave Lexus.

Kompania ka lansuar disa fotografi që e shfaqin modelin UX – një veturë e jashtëzakonshme

Simpatizantët e kanë pritur me padurim publikimin e këtij modeli dhe kanë mbetur gojëhapur kur e kanë parë në Paris Motor Sho ë.

Pjesët e fryra sipër dritave të përparme, janë ato që bien në sy më së shumti, ndërsa pjesët anësore janë shumë të lakuara.

Xhami është mjaft i madh dhe arrin sipër kokës së shoferit, kurse në pjesën e pasme është një dritare relativisht e vogël.

Dyert e para hapen në mënyrë normale, ndërsa të dytat kanë sistem tjetër dhe japin më shumë vend për lëvizje.

Ndenj ëset janë të punuara në mënyrë të veçantë dhe thuhet se i japin p ërdoruesve shumë komoditet.