Transmetuar më 01-10-2016, 17:48

Një person në Kosovë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, pas një mosmarrëveshje mes çiftit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Podujevë, ku si pasojë e sulmit gruaja ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Mësohet se gruas i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.