Transmetuar më 01-10-2016, 13:23

Maliq, 1 tetor 2016, NOA.al- Dy vëllezër të kërkuar për plagosje me dashje janë arrestuar nga efektivë të policisë së Maliqit, Korçë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga janë vënë Taulant dhe Sokol Hysaj, 34 dhe 42 vjeç, të dy banues në fshatin Zëmblak.

Arrestimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë së arrestit me burg për veprën penale: “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, nëpërmjet një vendimi të dhënë në 28 shtator.

Ngjarja për të cilën janë arrestuar vëllezërit ka ndodhur më datë 24 gusht, në fshatin Zëmblak. Vëllezërit, në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta 39 vjeçarin K.H., banues po në këtë fshat.b.l/noa.al/