Transmetuar më 30-09-2016, 16:44

Vodafone prezanton fituesit e këtij edicioni gjatë panairit të punës dhe studimit “Work and Study”

Programi “Discover Vodafone”, që aplikohet prej 7 vitesh në Shqipëri nga Vodafone Albania, vazhdon të krijojë mundësi shumë të mira punësimi e karriere, për të gjithë të sapo diplomuarit e talentuar.

Ndër qindra aplikantë të interesuar, të cilët kaluan në proçese testimi të ndryshme ku gjithsecili pati mundësinë të shfaqë aftësitë dhe kapacitetin e tyre, arritën në fazën finale të përzgjedhjes 10 prej tyre.

Çdo gjë flet dixhital. Si pjesë e iniciativës së Vodafone për një ambient pune sa më të dixhitalizuar, finalistët e këtij edicioni morën pjesë në fazën finale të testimeve ndryshe nga çdo vit tjetër pasi proçesi u zhvillua  tërësisht në mënyre dixhitale. Testimet, ushtrimet dhe vlerësimet kaluan në një sistem të integruar online nga rezultatet e të cilave u përzgjodhën fituesit të cilët u shpallën sot gjatë panairit të punës dhe studimit “Work and Study”.

4 prej 10 finalistëve mundën të kalonin me sukses testimet dhe sot nënshkruan një kontratë punësimi me Vodafone Albania e cila do t’iu japë mundësinë e një karriere të garantuar në një nga kompanitë më të suksesshme në vend dhe në botë.

Duke i uruar suksese fituesve, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore të Vodafone Albania, Znj. Christina Samoulada tha: “Jam e mahnitur nga cilësia e kandidatëve të këtij viti. Energjia, aftësia dhe ambicia ishte e dukshme tek çdo kandidat. Programi Discover Vodafone prej vitesh ka zbuluar talente të padiskutueshme shumë prej të cilëve janë sot pjesë kyçe e Vodafone në Shqipëri por edhe në kompanitë Vodafone nëpër bote.

Të rinjtë janë në fokusin e kompanisë Vodafone dhe këtë e demonstrojmë nëpërmjet programeve dhe aktiviteteve të  ndryshme të intershipit dhe sigurisht nëpërmjet Discover Vodafone, programi që na bën krenarë.”

Në dy vitet e para  ne Vodafone, fituesit e Discover Vodafone do të kenë mundësi të testojnë aftësitë e tyre në 2-3 sektorë të ndryshëm të kompanisë, për të fituar njohuri të gjera në lidhje me biznesin e telekomunikacioneve dhe kulturën e punës në një kompani lider global si Vodafone.

Për të gjithë ata që nuk patën mundesi të ishin pjesë e këtij edicioni të Discover Vodafone, së shpejti Vodafone Albania do të rihap aplikimet për edicionin e radhës. Programi “Discover Graduate” është një prej shumë projekteve që Vodafone organizon çdo vit me qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e të rinjve për të nisur suksesshëm hapat e para të karrierës së tyre profesionale.

Në këtë kuadër, Vodafone ishte pjesë e panairit të punës dhe studimit “Work and Study” ku shumë të interesuar mësuan më gjerësisht mbi mundësitë e punësimit dhe zhvillimit në Vodafone.  Për më shume informacion vizitoni www.vodafone.al