Transmetuar më 29-09-2016, 22:31

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë televizive të drejtpërdrejtë që u transmetua në Tv Klan, vlerësoi sonte se mediat janë kazanë, duke nënkuptuar kazanët e plehrave.

Komentet për mediat, z.Rama i bëri gjatë pjesës së intervistës ku argumenti qendror ishte ligji për plehrat që qeveria e Ramës miratoi para pak ditësh me një shumicë të ngushtë parlamentare, 63 deputetë.

Duke komentuar disa publikime mbi këtë ligj, në media ditët e fundit, z.Rama tha: “Po patën dalë në shtyp, kanë dalë në kazan”. Kurse shtoi: “Ju keni shtatë ditë që i bini fyellit në një vend dhe nuk doni ta ndani që këto janë lëndë dytësore”.

Në vijim të intervistës ku disa pjesë i gjeni më poshtë, z.Rama tha se e shihte një pjesë të medias si një kërcënim të shoqërisë.

***

Gjatë intervistës në “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer qytetarët shqiptarë, kur thoshte dikur se nuk do të lejonte importin e plehrave, ndërsa tani sjell ligjin e ri.

Rama ka reaguar duke i thënë gazetarit, në studion e të cilit ishte i ftuar: Mos më thuaj mua kështu, të kujtoj me kë po flet!!!

Pjesa e intervistës ku z.Rama debaton me gazetarin:

Rama: Ajo që ndodh në Itali është shembulli më kuptimpolotë. Mafia është armiku më i madh i riciklimit dhe nuk merret me riciklime letrash higjienike.

Fevziu: Po të akuzoj që ke gënjyer qytetarët shqiptarë?

Mua mos më thuaj kështu se është ofendim dhe nuk mund ta bësh me të ftuarin tënd dhe mos të të kujtoj më kë po flet.

Fevziu: Ke gënjyer shqiptarët për vota…?

Ti nuk i flet dot në emër të shqiptarëve. Sa herë të mi nxjerrësh ato unë ta them prapë që i firmos prapë.

Fevziu: Unë po të them që kësaj industrie i ke rënë në qafë sepse kërkoje që tu merrje shqiptarëve votat…

E.D Unë po të them Fevzi, që ky është një hap për ta bërë Shqipërinë më të hapur. Kam takuar kryetarin e Bashkisë së Veronës dhe unë i kam thënë, që dua të hap luftën me mbeturinat.

Fevziu: Për cilat mbeturinat, për ato që mbuluan të ndjerin Ardit Gjoklaj?

Ndarja në burim, s’ke bërë asgjë… Letrat përballë, nuk je më i ditur në biologji.

Fevziu: Ta kam fajin unë që ti mban dy qëndrime? Jeni kryeministri i vendit dhe nuk të lejohet të tallesh me gazetarët.

Unë e cilësoj këtë pjesë të medias si një kërcënim të shoqërisë.

Fevziu: Si ato plehrat që dole në vitin 2011?

Po meqë e the vetë si ato plehrat… Bjeri sa të duash këtij fyelli. Referendum nuk bëhet. Pra referendum që këto kompani të blejnë lëndë të parë nuk ka. Ju jeni një kërcënim i madh sepse të nxjerrësh gjëra të tilla dhe të alarmosh publikun me padijen tuaj është kriminale, sepse fut në panik të gjithë njerëzit me një gënjeshtër. Të gjithë ato që kanë kaluar në doganë janë mbetje gjysmë të përpunuara me kode.

Fevziu: Po të akuzoj që ke gënjyer qyetarët shqiptarët…

Rama: Mua mos më thuaj kështu se është ofendim dhe nuk mund ta bësh me të ftuarin tënd dhe mos të të kujtoj më kë po flet.

Fevziu: Ke gënjyer shqiptarët për vota… Ti nuk flet dot në emer të shqiptarëve. Sa hërë të mi nxjerrësh ato unë ta them prapë që i firmos prapë.

VIDEO: