Transmetuar më 26-09-2016, 22:08

Një familje në Ferizaj të Kosovës, nuk po gjen dot vajzën e tyre e cila është zhdukur prej 3 ditësh.

Familja Krakoveci në Ferizaj, raporton se vajza e tyre ka probleme mendore.

Nëna e saj tregon se si u largua ajo nga shtëpia, ku thotë se ishin bashkë në oborr dhe kur ajo ka hyrë brenda në shtëpi, vajza kishte dalë nga oborri dhe nuk ishte kthyer më.

Një i afërm i familjes thotë se vajzën e ka parë në Prishtinë.

Kjo është hera e tretë që ajo ikën nga shtëpia.

Mediat vendase shkruajnë se për ta gjetur Elhamen, janë angazhuar edhe Policia e Kosovës.