Transmetuar më 26-09-2016, 13:30
“Global Destination Cities Index”, ka publikuar edhe këtë vit një studim që rendit qytetet më të vizituara për vitin 2016.

Qyteti më i vizituar gjatë këtij viti është renditur Bankoku. Kryeqyteti tajlandez me një popullsi mbi 15 milionë banorë, është qyteti më i vizituar i vitit 2016.

Sipas studimit në fjalë, rreth 21.4 milionë turistë do të zbarkojnë në qytetin kaotik lindor. Bankok përveçse një qytet me një histori të rëndësishme mbi shpatulla është edhe nyja kryesore për ata që duan të vizitojnë Azinë jug-lindore.

Në vend të dytë si qyteti më i vizituar është renditur Londra. Qyteti i tretë më i vizituar është Parisi.Më poshtë po ju sjellim listën e plotë të 20 qyteteve më të vizituara për 2016-ën:

1- Bankok, Tajlandë

2- Londër, Britani e Madhe

3- Paris, Francë

4- Dubai, Emiratet e  Bashkuara

5- New York, SHBA

6- Singapori

7- Kuala Lumpur, Malajzi

8- Stambolli, Turqi

9- Tokio, Japoni

10- Seul, Koreja e Jugut

11- Hong Kong, Kinë

12- Barcelona, Spanjë

13- Amsterdam, Holland

14- Milano, Itali

15- Taipei, Tajvan

16- Roma, Itali

17- Osaka, Japoni

18- Vjena, Austri

19- Shangai, Kinë

20- Praga, Çeki