Transmetuar më 25-09-2016, 14:24

“Shëndeti vjen i pari”. Kjo shprehje është ndër më të përdorurat në vendin tonë dhe në të gjithë botën. Gjatë dekadës së fundit edhe në Shqipëri ka hyrë fryma e të jetuarit shëndetshëm. Në media dhe kryesisht në mediat sociale publikohen me qindra artikuj çdo javë, të lidhura me të ushqyerin shëndetshëm, me ushtrimin e aktiviteteve fizike, dietave, regjimit ushqimor, etj. Por për t’u siguruar që bëjmë një jetë të shëndetshme është e rëndësishme edhe të bëjmë ekzaminimet përkatëse.

Për këtë ka menduar Telekom Albania, përmes programit shëndetësor falas “One Life”. Kjo është një paketë e plotë me ekzaminime dhe vizita mjekësore për të gjithë abonentët e Telekom Albania. Ky është një koncept krejt i ri shërbimi dhe shpërblimi për abonentët e kësaj kompanie. Programi shëndetësor falas synon të përmirësojë cilësinë e jetës, duke ofruar kështu jo vetëm mundësi komunikimi, por edhe përmirësim të shëndetit.

Ky është një bashkëpunim me spitalet më të mira private në të gjithë vendin dhe krijon një mundësi shumë të mirë për një jetesë më të shëndetshme. “One Life” u jep mundësinë të gjithë abonentëve të përfitojnë shërbim falas përmes dy niveleve: Silver dhe Gold.

Por si funksionon ky program? Në nivelin e parë, abonentët përfitojnë paketën “Silver”. Në këtë paketë është e siguruar vizita mjekësore falas pa limit, pranë mjekut patolog, kardiolog, ortoped, kirurg, gjinekolog dhe pediatër. Këto vizita kërkojnë një rezervim paraprak. Për të përfituar këtë paketë, pas regjistrimit në “One Life” pranë dyqaneve Telekom Albania, abonentët duhet të kryejnë të paktën një rimbushje prej 1,000 lekësh. Paketa Silver është e vlefshme për një muaj pas kryerjes së rimbushjes. Paketa “Silver” mund të përfitohet aq herë sa kryhet rimbushja.

Paketa “Gold” është niveli i dytë, përmes së cilës përfitohet falas një seri komplete analizash. Kjo paketë u jep mundësinë abonentëve të kryejnë falas të gjitha analizat e gjakut, nivelit të kolesterolit, glicemisë, test kardiak, kontroll dentar dhe një pastrim gurëzash. Të gjitha shërbimet përfitohen pa asnjë pagesë dhe me një rezervim paraprak pranë spitalit Hygeia. Për të përfituar paketën “Gold”, duhet të kryhen rimbushje nga 1,000 lekë për 3 muaj rresht. Kjo paketë është e vlefshme për 12 muaj dhe mund të përfitohet vetëm një herë në vit.

Më shumë: ONE LIFE, shërbim shëndetësor falas nga Telekom Albania

English Version: ONE LIFE, free health care from Telekom Albania