Transmetuar më 25-09-2016, 09:50
Në një intervistë ndryshe pa dorashka për politikën, jetën personale, për marrëdhëniet e tij me kundërshtarët politikë, aleatët, familjen etj, ish kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e djeshme në programin "Xing me Ermalin".

Ndryshe nga sa flitet për ndikimin e tij në PD, Berisha deklaroi se influencën më të madhe e ka tek pasardhësi i tij, Edi Rama.

Ish-kryeministri foli edhe për reformën në drejtësi. Ai deklaroi se ndryshimet kushtetuese krijuan mundësinë për të vendosur standarde për drejtësinë shqiptare por se “me ligjin e dytë që po bën Rama po shtinë kthetrat dhe po e fut në xhep drejtësinë”.

Berisha ka folur edhe për partneren e djalit të tij, Amina Mevlani, ndërsa konfirmoi se lidhja e është drejt finalizimit pas kësaj periudhe bashkëjetese.

Kush është pija që të pëlqen më shumë? Se t’i nuk dukesh as tip pijanec?

Absolutisht pija e preferuar është vera por vetëm me një kusht: Gjithë jetën vetëm nga një gotë në ditë. S’do gjesh kurrë njeri që të thotë se u ula me të dhe piva dy gota. Unë pi një gotë verë vetëm në drekë. Unë nuk jam i pari në degustimin e verës në familje. Verën sa herë që hapet shishja e deguston Lili sepse realisht në degustim është më mirë se unë.

Doktor thonë që përsëri ti vazhdon të jesh kryetari i PD dhe ai që merr vendimet?!  Gjithsesi është shumë e vërtetë që askush nuk mund të zëvendësoj dhe duket se keni krijuar një vend që askush nuk mund ta zërë?

Iluzionet janë iluzione. Ë vërteta është që PD-në e drejton në çdo aspekt kryetari i saj, Lulzim Basha.  Me cilindo nga bashkëpunëtorët e tij ai mund të ndajë përgjegjësinë e drejtimit përveçse me Sali Berishën. Me Sali Berishën ai nuk duhet dhe nuk mund të ndajë përgjegjësinë e drejtimit sepse kjo nuk i shërben PD-së. Çfarë mund të ndajë me Berishën?! Lulzim Basha dhe çdonjëri nga demokratët mund të pyes, mund të diskutojë, të japë mendime natyrisht jo për çdo gjë, sepse jo në çdo gjë unë i lejoj vetes të shpreh qëndrime dhe mendime sepse unë jam ish-kryetari. Ndaj dhe është shumë e pabazë ajo që thuhet e mendohet por unë të garantoj për një gjë se po të jetë problemi për influencë dhe ndikim, Sali Berisha ndikimin dhe influencën më të fuqishme e kam te Edi Rama.

Domethënë t’i drejton PS?!

Jo, le të ndjekim pak Bashën dhe Ramën. Lulzim Basha në të gjitha deklaratat e tij i formulon dhe i thotë, i shpreh bazuar në konceptet e tij kurse Edi Rama e fillon me Sali Berishën, e mbyll me Berishën dhe tani me qytetarin dixhital. Siç bëri me një fshat në Gramsh ku i fliste atyre për qytetarin dixhital, ndërkohë që një pjesë e atyre janë nga ata që më shkruajnë mua sms.

Imagjino sesa lodhet ky kryetari i qeverisë se duhet t’ju ndjekë...

Unë nuk e detyroj, por ai nuk shqitet dot. Pra njeriu që citon më shumë Sali Berishën në Shqipëri është Edi Rama.

Ai është sh i dashuruar me ju...

Ai ka komplekse, ai në politike citon vetëm dy persona, Sali Berishen dhe mund të të bëj një listë me shprehje të miat që ai përdor. Por për hir të së vërtetës për shkak të reminishencës nga e shkuara citon edhe Enver Hoxhën.

Sot është dita ndërkombëtare e paqes, si do ishte sikur ne të bëjmë një video që i drejtohet Edi Ramës, dhe pyetja ime drejtuar Ramës, në një kohë që jam këtu me legjendën e kombit, doktor Sali Berishën...

E sëmurë atë tani. E the këtë? E sëmure.

Pyetja ime për Ramën është nëse sot do t’iu beja një ftesë a do t’i dhuronin njëri-tjetrit një përqafim?! Këtë pyetje po ta bëj dy doktor fillimisht? Do e dhuronit një përqafim me Ramën?

Mendoj se një akt i tillë nuk do t’i shërbente paqes, do t’i shërbente hipokrizisë. Ne jemi për realen jo për hipokriten.

Kjo video tani do t’i shkojë kryeministrit të momentit Edi Rama...

Kryeministrit aksidental të vendit, ti i thua i momentit unë i them aksidental.

Ore kush e ka nxjerrë këtë hashashin këtu? (humor)

Do ta pësosh si Eni Vasili... do na sjellësh policinë këtu.

Si mendon për këtë reformën në drejtësi do bëhet ndonjë gjë, do futet njeri në burg? Apo është një flluskë sapuni?!

Ndryshimet kushtetuese që u bënë gjykoj se krijuan mundësinë për të vendosur standarde të reja të cilat mund t’i japin një shans drejtësisë shqiptare të nisë një proces jetik për vendin, luftën serioze kundër korrupsionin. Me ligjin e dyte që po bën Rama, po shtrinë kthetrat dhe po e fut në xhep drejtësinë duke shkatërruar në mënyrë përfundimtare reformën.

Deri sa të vijë Basha në pushtet ne nuk shohin ndonjë dritë të bardhë?!

Prapë duhet të ketë shpresë, nuk mund në mbajë peng një komb dhe një sistem një njeri. Mund ta dëmtojë por prapë se prapë do ketë rrugëdalje.

A pendohesh ndonjëherë për ato që thua? Kur thua ato gjëra në parlament, pendohesh kur i sheh dhe thua që  ç’desha që e thashë këtë?

Po pa diskutim mund të ketë, por jo vendime! Vendimet jo sepse kurrë nuk i shpreh pa i menduar shumë gjatë, mund të kem lapsuse por vendime jo sepse vendimet dhe deklarata konkluzive jo, ato unë i mendoj nuk i kam aksidentale asnjëherë.

Çfarë mendove për herë të parë kur u bërë President? Unë po të isha bërë president do kisha menduar se si të rrihja shokët e fëmijërisë.

Gjëja e parë që mendova dhe barra më e tmerrshme ishte, sepse unë banoja në Brrakë, dhe kur bëja rrugën nga apartamenti për në Presidencë, dhe çdo mëngjes sheshi “Skenderbej” së paku kishte qindra te rinj të papunë, sepse Ramiz Aliaj para se të ikte bëri dekretin e 80%, dmth të gjithëve u jepte 80% dhe askush nuk punonte më.  E merrnin si rrogë me dhjetëra mijëra punëtorë të ndërmarrjeve të mëdha dhe Sali Berisha si president kishte gjithsej në Bankën e Shtetit 4 milionë dollarë të lëna nga regjimi rezervë shtetërore.

Çfarë viti ishte kjo?

Ishte viti 1992.Dhe këto ishin muajt e vështirësive më të mëdha dhe ai vit u kaluan nëpërmjet privatizimeve të shpejta, prsh për t’u dhënë qytetarëve të kenë diçka në dorë nga sistemi i ri bëmë privatizimin e apartamenteve dhe me një skemë të shkëlqyer, me ndihmën e një eksperti amerikan, ne ia dolëm në 8 muaj të privatizojmë 220 mijë apartamente. Njerëzit i morën, paguan nga një shumë simbolike prej 100 dollarësh, maksimumi i atyre që paguan ishte 300-350 dollarë.

Po në raport me shokët?

Kurse në raport me shokët kur u bëra president i ftova shokët për një kafe. Por për fat të keq kisha humb sesi e parasë së vjetër me të renë, dhe kamerierin e pagova me të vjetra duke vlerësuar se po e paguaja me të reja. Pra kur pagova, gabova. Sepse gjithmonë duhet të mbaja para në xhep. E kisha ligj këtë.

Sa ishte fatura doktor?

Se mbaj mend tani. Ai mori paratë dhe unë madje i thashë mos më kthe kusur. Kur ika në shpi i them Lilit më jep para të tjera. Kur i thash Lilit për vlerën më tha t’i nuk i ke dhënë as çerekun e asaj që duhet të paguaje. Ja çuam paratë më mbrapa pastaj.

Meqë jemi te ajo kohë, a të merr malli ndonjëherë për Fatos Nanon, për kohën e Fatosit?

Nuk kam pasur miqësi me Nanon dhe s’më merr malli ndërsa për kohën e tij ajo ishte betejë. Unë kam qenë në opozitë dhe për mua ajo ka qenë një kohë beteje.

Thonë që ka qenë leku sheshit, nuk të merr malli për atë kohë?

Jo nuk më merr.

Po emisionin tim me Edi Ramën e ke ndjekur.

Rastësisht sapo doli e kalova në kanal tjetër. Ai është artificial ai ta shpif.

Jam shumë i shqetësuar për kryeministrin pasi lodhet shumë dhe shqetëoshemi për këtë. Një komshiu i tij në Surrel, për qetësinë e Ramës i ka prerë kokën gjelit.

I thuaj atij mos merret as me gjel e as me pula, ai ka bunker aty. E ke parë nga larg shtëpinë e tij? Ai ka ndërtuar një bunker. Ai është rritur vetë në bunker njësoj siç ka psikologjinë e bllokmenit. Shko shiko sarajet e tij. Sarajet e tij janë saraje bunker.

Mos bëhemi kaq cinik se në një këndvështrim tjetër ajo mund të jetë një vepër arti kontemporane dhe ne nuk e kuptojmë dot.

Në fakt i fundit që merr vesh nga arti është ai. Duhet të kuptohemi se arti është dhunti e çdo njeriu që nga kohërat primitive te ato vizat e thjeshta e deri në kohët e sotme. Unë nuk them se ai nuk bën ca viza e zhgarravina por art nuk janë. Ai ka shumë komplekse.

Është shumë e çuditshme ajo që ndodh me politikanët kur hipin dhe zbresin nga pushteti. Është e kundërta e asaj që ndodh kur lidhet një djalë dhe një vajzë. Psh. kur Edi Rama ishte në opozitë ishte i shëmtuar, me ato rrathët e zinj, gjithë kohës duke nxjerr vrer, dukej edhe i shkurtër. Tani që është kryeministër duket shumë i bukur. A do bëhet Luli kaq i bukur kur të jetë kryeministër?

Po por pa operacionet plastike që bën Rama. Se Rama bën operacione ndërkohë që Luli jo. Pastaj pushteti ka aureolën dhe funksionon ajo.

Ka njerëz që thonë që Luli se drejton mirë partinë. Luli ka fajet për këtë e për atë. Ore ku do futen këta njerëz kur Luli të jetë kryeministër?

Ata do të bashkëpunojnë me Lulin normale. Muri nuk luan, njeriu luan.

Jeni puthur ndonëjherë me Ilir Metën?

Në tërësi si rregull, burrat nuk puthen me njëri-tjerin si rregull. Por ka edhe përjashtime.

Doktor kur i kishe fëmijët e vegjël a i rrihje?

Mundet por nuk mbaj mend t’i kem rrahur ndonjëherë.

Nusja e re si duket? E kam fjalën për Armina Mevlanin. Ajo mundohet të jetë shumë aktive në facebook. Ndoshta përpiqet të imitojë ty se ti ke shumë fansa. Si duket? A është nikoqire, a çohet para se të çohet vjehrri? A fle pasi të fle vjehrri? 

Së pari ata jetojnë në shtëpinë e tyre ndërsa vjehrri jeton në apartamentin e tij. Së dyti janë një periudhë bashkëjetese por që po ecin drejt finalizimit të saj.

Ti e ke bekuar këtë ecje?

Absolutisht, unë zgjedhjen padiskutim. Respektoj zgjedhjen e djalit tim dhe të sajin pa diskutim.

Çne një malësor që bën not? Çlidhje ke me notin?

Hobi im më kryesor në aktivitetin fizik është ecja dhe së dyti noti.

Sa ecën?

E nevojshme është të bëhen 10 mijë hapa në ditë. Kjo është direktiva. Jo gjithnjë i bëj, por në fundjavë bëj edhe 16 mijë. Unë jam njeri i përkujdesur për të bërë kuotën e hapave që duhet të bëj. S’mund ta them sa ndikon për ndalimin e sëmundjeve por ndikon në mënyrë thelbësore në cilësinë e jetës. Në këtë periudhë unë ndihem fizikisht edhe më mirë se 10 vite më parë. Pse e them këtë? 7-8 vite më parë bëra një ecje në dëborë shumë të lodhshme, e bëra me shumë kënaqësi por eca 2 orë e gjysëm. Pësova një dëmtim të gjunjëve dhe u operova në këmbë nga ai marshim. Mendova se nuk do ta merrja veten, por e mora. Mu deshën 2 vjet që ta merrja veten por jam mirë.

Ke qarë ndonjëherë kur ke parë ndonjë film të dhimbshëm?

Edhe prekem por edhe jam i fortë.

Se më kujtove, sa kam qarë unë dhe kjo Shqipëri kur ti dhe dorëheqjen.

Ai ka qenë një vendim gjakftohtë imi.

Por që theve gjithë fjalët që thonin për ty që t’i nuk i dije si i zbritet kalit?

Gabimi më i madh që kanë bërë ata që janë marrë me mua është kur nuk kanë lexuar drejt ato që unë kam thënë. Unë kam bërë gjithnjë ato që kam thënë. Në politikë mund të zgjedhësh këtë rrugë, por mundë të zgjedhësh edhe rrugën me dhelpëri. Për fat të keq mund zgjedhësh edhe gënjeshtrën. Politologët thonë që këtë rrugë e kanë zgjedhur edhe personalitete të shquara. Unë kam bërë zgjedhjen e metodës direkte. Dhe asaj i kam qëndruar deri ditën e fundit.

A ke bërë ndonjëherë sherr kur ke qenë i ri?

Në tërësi jo. Në lojëra kam qenë i kufizuar. Kam qenë i pasionuar pas notit. Se më pyete pse. Në Tropojë ka lumenj. Shtëpia ime është në mes dy lumenjve, dhe një lum tjetër është më përtej.

Ajo shtëpi që shumë anëtarë të PD shkojnë dhe bëjnë foto?

Po ajo.

Është bërë muze ajo?

Jo. Po e rindërton djali. Ajo ose duhet rrafshuar fare ose duhej rindërtuar. Sepse u dëmtua shumë gjatë luftës së Kosovës. Ajo u përdor si bazë e UÇK-së. Serbët e kanë gjuajtur me mortaja 127-çe sepse donin ta rrafshonin. Predhat nuk ranë anash ndaj edhe ajo shpëtoi.

Pra e keni dhuruar për kauzën e UÇK-së shtëpinë tuaj?

Me shumë kënaqësi.

Kur shkon në gëzime familjare nëpër dasma. A hedh lekë?

(Qesh) Jo nuk hedh lekë.

Nëse e fut në operacion piktorin çfarë do t’i hiqe nga trupi?

Unë nuk jam kirurg.

Nesë këto vitet e fundit do bëhesh kryeministër, kë do vësh kryetar parlamenti.

Unë jam ndarë njëherë e përgjithmonë nga të qenit kryeministër.

Kush është sekreti që nuk u plake asnjëherë?

Më ka ndihmuar një aktivitet i madh fizik dhe një ushqim i shëndetshëm.

A jeni martuar me shkuesi apo me dashuri?

Me dashuri.

A ta do shpirti edhe njëherë karrigen e shtetit?

Kurrë. Unë jam vendimi im.

E ke gjetur diagnozën për sëmundjen e PS?

Diagnoza dhe sëmundja e PS-së është nocioni i tyre se pasuria publike është pasuri e tyre. E majta e ka këtë fatkeqësi. Nuk bën dallimin mes pronës publike, duke e konsideruar si pronë të tyre.

Loja e “makinës së të vërtetës”.

Cili është politikani juaj i preferuar?

Winston Curcill.

Politikani që ke më shumë inat?

Slobodan Millosheviç.

Lojtari më i mirë i lojërave olimpike 2016?

Phelps.

Cila është kënga juaj e preferuar?

Kam nga Beatles, Beonce...

Femra më e bukur në botë për ju?

Më mediatike është Kim Kardashian, por unë ndjej keqardhje që ajo është shndërruar në simbolin e femrës. Nicole Kidman është shumë e bukur.

Filmi i preferuar?

"Per ke bien kembanat", Film i madh është “Katedralja”, gjithashtu “Tamburi i Shiut” i Grass, shkrimtar i madh gjerman

Nuk është filmi “50 hijet e Greit?

Romani ka një nivel artistik të caktuar. Por problemi im me këtë film është që promovon një variant i cili në vlerësimin tim nuk është për tu promovuar për arsye të caktuara. Së dyti merr studenten ti dhe ky miliarderi, në një farë mënyrë është një lloj skllavërimi për shkak të fuqisë së parasë. E gjithë bota që i krijon ky personazhi është një bote që nuk i përket asaj, juk eshte i saj. Nuk më pëlqen dhe për mua nuk ka ndonjë vlerë.

Për çfarë mendon më shumë gjatë ditës?

Unë funksionoj si një makinë. E nis çdo ditë timen me program. Bëj programin e ditës dhe bëj një rekapitullim të asaj që shkoi. Nëse kthehemi 48 vjet më parë, unë e gjej vetën sërish te ai që kam qenë. Çfarë bëja. Mbaroja mësimin, sepse jepja mësim. Shkoja dhe mbyllesha në bibliotekë kombëtare. Mbyllej biblioteka unë darkoka dhe shkoja se kisha një zyrë të vogël në fakultet dhe nisja punën nga ora 11 deri në 1 e gjysmë të natës. Ky regjim është i njëjti regjim që unë kam edhe sot.

Nuk mendon për hashashin gjatë ditës?

Unë e nis çdo ditë timen me program. E nis me programin e ditës së re dhe me rikapitullimin e asaj që shkoi. Nëse kthehemi 40 vjet më parë unë absolutisht e gjej veten ai që kam qenë. Të njëjtin regjim kam edhe sot. Edhe sot jam njëlloj i motivuar. (makina e së vërtetës nxjerr parcela me hashash) Shiko në periudhën tonë është mbjellë hashashi, nuk mund të them që nuk është mbjellë. Por 95% e tij është mbjellë në një fshat dhe jo në zona të tjera. Kur kemi ardhur ne në pushtet mbillej në një territor shumë të gjerë. Por ne arritëm ta kufizojmë në shkallën më maksimale. Ne e luftuam edhe Lazaratin duke ndërprerë vaditjen, ujin, bllokonim nxjerrjen nga fshati. Ndalonim jo pak persona dhe për t’i dhënë një përgjigje çdo njeriu, Italia hoqi kontrollin bregdetar me Shqipërinë. Sot Shqipëria është e invaduar nga kjo bimë si nga një vello krimi. Unë e konsideroi në vlerësimin tim më gjakftohtë, një kërcënim madhor për sigurinë kombëtare. Ka shumë njerëz që më thonë: Pse Sali? E ke gabim që flet kundër parcelave. Unë i kthej përgjigje dhe i them se nuk e kam gabim.  Përkundrazi pasi asnjë vend nuk është zhvilluar me mbjellje droge. Vendet janë rrënuar nga droga. Ka një mekanizëm që të lë në vendnumëro dhe është të pasurosh vendin me mbjellje droge. Po të ishte për drogën, Bolivia nuk do të ishte ajo që është sot, Kolumbia gjithashtu. Droga është faktor shkatërrimtar dhe kjo ka marrë përmasa të frikshme. Është një veprim i papërgjegjshëm.