Transmetuar më 24-09-2016, 14:58

Pejë, 24 shtator 2016, NOA.al- Një operacion i policisë së Kosovës në Pejë, ka zbuluar 28 vajza të cila merreshin me prostitucion.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara gjatë së enjtes dhe të premtes në Pejë, në katër lokale të ndryshme u zbuluan parregullsi si në dokumentacionet e nevojshme po ashtu edhe në aspektin sanitar.

Policia thotë se përveç gjobitjes nga inspektorët kompetentë janë sekuestruar përkohësisht si prova materiale edhe tre telefona pamjet filmike.

Gjatë këtij operacioni janë hasur duke punuar 28 femra nga Shqipëria, të cilat nuk kanë pasur as leje qëndrimi dhe as kontrata pune, si dhe katër femra kosovare pa dokumentacion përkatëse për punë./a.y/noa.al