Transmetuar më 22-09-2016, 17:08

Lajm i mirë për Kosovën dhe konsolidimin e njohjes së institucioneve të rëndësishme të saj në gjithë botën

Tiranë, 22 Shtator 2016 NOA.al – Në Konferencën e 25-të të ACEEEO-s që përkon dhe me 25 vjetorin e krijimit të Shoqatës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës u bë anëtari i 25-të.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të ACEEEO që po zhvillohet në Tiranë nën kujdesin e KQZ shqiptare.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare, pjesëmarrëse në mbledhje, votuan me shumicë votash pro anëtarësimit me të drejta të plota të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.

Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka, pas votimit ka falënderuar të gjithë ata që mbështeten anëtarësimin e KQZ-së.

Daka vuri theksin tek lobimi dhe ndihmën e madhe që KQZ-ja e Shqipërisë ka dhënë në anëtarësimin e KQZ-së së Kosovës në ACEEEO dhe në A-WEB.

Pas anëtarësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë (ACEEEO), në vendin ku po mbahet Konferenca e 25 e ACEEEO-s është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës (foto). Nga dje ky Asociacion ka 25 shtete anëtare.