Transmetuar më 19-09-2016, 22:24

Një vajzë e moshës rreth 12 vjeçare në Kosovë, ka kërcyer nga kati i dytë i banesës  te blloku i banesave të uzurpuara në lagjen “Dardania”, ku policia gjatë ditës së sotme ndërmori një aksion për lirimin e tyre.

Vajza është dërguar në spital dhe thuhet se është në gjendje kritike për jetën, shkruajnë mediat kosovare.

Sipas familjarëve vajza që ka kërcyer nga ballkoni i banesës është me sindromin down. Familjarët janë shprehur se ajo është traumatizuar si pasojë ë ndërhyrjes së sotme nga policia për largimin e banorëve nga banesat, ku thuhet se ata po qëndrojnë në mënyrë të paligjshme që nga viti 1999.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Kosovës.