Transmetuar më 18-09-2016, 11:08

Tiranë, 18 shtator 2016, NOA.al- Kryeministri Edi Rama shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish- kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça.

Ai thotë se Selim Muça e udhëhoqi për shumë vite Komunitetin Musliman Shqiptar, me urtësinë e kthjelltësinë e një lideri të butë por të vendosur, në mbrojtjen e esencës paqësore të porosive të Profetit dhe të thesarit të bashkëjetesës harmonike mes feve në Shqipërinë tonë.

“E paç siç e ke ëndërruar udhëtimin pas ndarjes nga kjo botë, miku im i respektuar Selim Muça”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook./a.y/noa.al

Ndahet nga jeta ish- kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça