Transmetuar më 15-09-2016, 16:21

Telekom Albania, operatori i parë i telefonisë së lëvizshme në vend, prej dy dekadash vazhdon t’u ofrojë klientëve teknologjinë më të mirë. Produktet dhe shërbimet e Telekom Albania kanë qenë një element i rëndësishëm në rrugëtimin e shqiptarëve për të qenë me të njëjtin hap me vendet e tjera europiane në fushën e teknologjisë. Një vit pas përfshirjes në familjen e madhe Magenta, Telekom Albania ka konsoliduar më tej pozitën si ofruesi i shërbimeve me rrjetin më të besuar dhe të certifikuar si rrjeti më i mirë 4G, si edhe përvojën më të mirë të klientit në vend.

Pikërisht në këtë përvjetor festiv, Telekom Albania i shpërblen abonentët e saj nëpërmjet ofrimit të një shërbimi të ri dhe unik, programit shëndetësor falas! Një paketë e plotë me ekzaminime dhe vizita mjekësore është tashmë e disponueshme për çdo abonent të kompanisë. Përmes këtij shërbimi, Telekom Albania i jep një këndvështrim të ri zotimit të saj për t’u përmirësuar njerëzve cilësinë e jetës nëpërmjet teknologjisë. Kompania ofron jo vetëm produkte dhe shërbime që mundësojnë komunikimin mes njerëzve dhe lehtësojnë jetën e tyre të përditshme, por u jep atyre edhe mundësinë të kujdesen për shëndetin e tyre.

Duke nisur që sot, të gjithë abonentët e Telekom Albania mund të përfitojnë nga programi “One Life”. Në partneritet me spitalet më të mira private në vend, Telekom Albania u ofron abonentëve të saj mundësinë për një jetë më të shëndetshme, duke u regjistruar në dyqanet e kompanisë dhe rimbushur numrit e tyre Telekom.Sikurse deklaron edhe Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania, z. Dimitris Blatsios, “Nuk ka asgjë  më të rëndësishme se shëndeti, dhe ne besojmë se dhurata më e madhe që mund t’u bëjmë të gjithë qytetarëve shqiptarë është mundësia për t’u kujdesur për shëndetin e tyre dhe njerëzve të tyre të dashur.”

Abonentët me parapagesë që kryejnë një rimbushje prej 1,000 lekësh përfitojnë paketën “Silver”, e cila përfshin vizita mjekësore pa limit pranë mjekut patolog, kardiolog, ortoped, kirurg, gjinekolog dhe pediatër. Kjo paketë përfitohet sa herë që kryhet një rimbushje. Në të njëjtën kohë, abonentët mund të kalojnë në paketën “Gold” nëse kryejnë një rimbushje prej 1,000 lekësh për tre muaj rresht, ku përfshihet një paketë analizash vjetore, duke filluar nga analizat e gjakut, nivelit të kolesterolit, glicemisë, testit kardiak, kontrollit dentar dhe një pastrim gurëzash.

Ndërsa abonentët me kontratë të programeve Smart i përfitojnë të dyja paketat “Silver” dhe “Gold” thjesht duke u bërë pjesë e programit “One Life”. Ndërkohë, abonentët e regjistruar si pjesë të programit “One Family”, mund t’ua ofrojnë këtë shërbim shëndetësor familjes së tyre.

Ndër vite, Telekom Albania ka kontribuar me kapacitetet e saj njerëzore dhe teknologjike në shërbim të sistemit shëndetësor në vend, duke mbështetur ngritjen e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit në institucione të ndryshme mjekësore, ofrimin e aparaturave të specializuara, si dhe rinovimin e ambienteve spitalore. Programi shëndetësor “One Life” është premtimi më i ri i Telekom Albania për të rritur cilësinë e jetesës së abonentëve të saj!