Transmetuar më 12-09-2016, 17:27

Bruksel, 12 shtator 2016, NOA.al- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Bruksel Komisionierin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.

Pas takimit, Hoxhaj ka deklaruar se e ka informuar Komisionerin Hahn për zhvillimet politike në Kosovë dhe angazhimin e Qeveirsë së Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit pas hyrjes në fuqi të saj.

Sipas Hoxhajt, BE-ja është aspirata e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe liderët e zgjedhur të saj do të bëjnë çmos që të punojnë për të arritur këtë.

“Gjatë ditës së sotme kam takuar Komisionierin për Zgjerim, zotin Hahn. Diskutuam për tema të rëndësishme, por fokusi kryesor ka qenë në dy procese të mëdha. Së pari, sa i takon të ardhmes evropiane ku ne presim gjatë muajit tetor të mbahet Këshilli i Stabilizim Asocimit BE-Kosovë, që do të jetë një hap i parë i rëndësishëm i zbatimit të marrëdhënies kontraktuale të Kosovës me BE-në. Dhe së dyti, kemi biseduar që BE-ja, Mogherini dhe Hahn të bëjnë presion mbi Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve që Kosova i ka arritur deri më tani” ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, temë diskutimi kanë qenë edhe çështjet e zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, veçanërisht demarkacioni me Malin e Zi dhe votimi./b.l/noa.al/