Transmetuar më 12-09-2016, 13:28

Fshati Huaxi ndodhet në provincën Jiangsu të Kinës Lindore, dhe njihet si më i pasuri në botë. Në këtë fshat selici prej banorëve ka një pasuri prej të paktën njëqind mijë eurosh dhe çdo familje jeton në një vilë, një fshat me arsim e kujdes shëndetësor falas dhe që ka aeroplanë dhe planifikon të blejë edhe anije.

Ai është themeluar në vitin 1961. Mrekullia ekonomike e Huaxisë është një ndërthurje e punës me modelin ekonomik të tregut të lirë.

I njohur si një pararendës i reformës dhe i hapjes në Kinë, Wu Renbao nuk ndoqi një qasje të ngurtë e dogmatike ndaj zhvillimit të ekonomisë kolektive, por u nis nga kushtet konkrete të fshatit të tij.

Në vitin 1998 Huaxi u bë e para komunë e regjistruar në bursë. Ajo është tani një grup më 57 kompani dhe që ka lidhje me 15 institucione kërkimore dhe universitete.