Transmetuar më 12-09-2016, 07:31

Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Kurban Bajramit, e cila cilësohet si dita e sakrificës në emër të njeriut.

Kremtimi i kësaj dite filloi qysh në orët e para të mëngjesit, kur mijëra besimtarë myslimanë falën Namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nën shi.

Duke folur para besimtarëve,kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ftoi qytetarët të luten për më shumë paqe dhe harmoni.

Sot bëhet kurban një kafshë, një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit dhe më pas mbahet një pjesë e mishit, ndërsa një pjesë shpërndahet për më të varfrit.

Me therjen e kafshës kuptohet përkushtimi jonë për t’iu bindur Krijuesit.

Kurbani bëhet shkak që edhe i varfri të gëzojë dhe të falenderojë Allahun për mishin që i jepet me këtë rast. Njeriu i varfër në sajë të kurbanit kupton se shoqëria në të cilën jeton tregon vëmendje ndaj tij.

Në këtë mënyrë kurbani nxit dhe zhvillon shpirtin e vëllazërimit, të ndihmës, të sakrificës e të mbështetjes së njëri-tjetrit në shoqëri./a.y/noa.al

Në foto, pamje nga falja e Namazit