Transmetuar më 08-09-2016, 10:11

Shkup, 8 shtator 2016, NOA.al- Një vajzë e vogël në Shkup rreth 7 vjeçe, është tentuar që të rrëmbehet nga një burrë dhe një grua, të cilët me anë të mashtrimit kanë tentuar që ta fusin në makinën e tyre.

Burrë e grua, në mënyrë të dyshimtë po mbanin nën vëzhgim një grup fëmijësh që po luanin në lagjen “11 Tetori” në Shkup, ku pas dështimit të tentativës për të marrë vajzën të cilën e ndoqën me makinë nga pas duke folur me të, kanë tentuar me një tjetër, të po asaj moshe.

Ka qenë motra 10- vjeçare e një tjetër vogëlusheje 7- vjeçare, e cila ka ndërhtyrë duke e larguar më të voglën për ta futur brenda oborrit të shtëpisë, deri kur ka dalë një fqinje, çka ka bërë që të dyshuarit të ikin.

Lidhur me këtë rast u sinjalizua policia, e cila është vënë në ndjekje të një makine me ngjyrë të zezë “Opel Astra”, e cila është filmuar dhe nga kamerat e sigurisë të ambienteve përreth, por pa rënë në gjurmët e saj.

Ngjarja ka ndodhur këtë fillim jave duke bërë që nga ajo ditë, policia maqedonase të patrullojë rregullisht në zonë të Shkupit, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe zbulimin e synimeve të tyre./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë