Transmetuar më 05-09-2016, 13:00

Trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti, mbrëmjen e të premtes vizitoi ambientet e Telekom Community Store në qendër të Tiranës.

Trajnerin e mirënjohur e priti një audiencë me tifozë të zjarrtë futbolli, të cilëve iu dha rasti të merrnin autografë prej tij. Krahas nënshkrimit të topave të futbollit dhe bluzave, Ancelotti bisedoi me të pranishmit në një atmosferë vërtet festive. Tifozët patën mundësi të bënin foto dhe selfie me teknikun.

Telekom Albania është pjesë e grupit Deutsche Telekom, i cili prej disa vitesh është sponsori kryesor i Bayer Munchen, dhe është pjesë e fushatave të ndryshme promocionale, ku abonentët janë shpërblyer me bileta për ndeshjet e skuadrës bavareze dhe me artikuj sportivë të branduar.