Transmetuar më 05-09-2016, 01:35
Ashtu si serbët por edhe fqinjët e tyre, rusët, edhe ukrainasit kanë vendosur që të demonstrojnë hapur mos njohjen e shtetit të Kosovës si vend i pavarur.

Dy ekipet do të luajnë më 9 tetor në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, por në një fushë neutrale.

Vendimi është marrë nga qeveria e Ukrainës dhe u komunikua nga autoritetet sportive kombëtare, njoftoi ministria e Jashtme e këtij vendi.

Drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit Ukrainase kanë shpallur se ndeshja midis dy përfaqësuesve do të luhet në Bullgari.

Vendimi vjen sepse Ukraina nuk e ka njohur akoma pavarësinë e Republikës së Kosovës, shtet që njihet nga 2008 nga afro 120 shtete të botës.