Transmetuar më 04-09-2016, 13:57

Gjithë bota i drejtoi sytë sot nga Vatikani, aty ku shqiptarja Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u shpall Shën Tereza e Kalkutës.

Në një ceremoni solemne nën drejtimin e Papa Françesku, nga bazilika e Shën Pjetrit dhe në praninë e mbi 100 mijë personave, mes tyre dhe krerë shtetesh, përfshi nga Shqipëria dhe Kosova, Nëna Terezë u shpall e shenjtë.

Papa e lexoi formulën e shenjtërimit në latinisht, e cila u shoqërua me duartrokitje të shumta.

Gjithë ceremonia u shoqërua me forca të shumta sigurie, ndërsa gjatë saj nuk munguan edhe shqiptarë, të cilët bashkë me fotografinë e shenjtores valëvisnin flamurin kuqezi.

Për më tepër shfletoni galerinë e fotografive më poshtë, për të përjetuar edhe më me shumë emocione shenjtërimin e shqiptares humane e cila në të gjithë botën njihet ndryshe si “murgesha e të varfërve”./a.y/noa.al

Transmetim Live/ Papa Françesku shpall shenjtore Nënë Terezën