Transmetuar më 04-09-2016, 08:27

Ura e varur në kanionin e Zhangjiajie, në provincën e Hunan në Kinë, e lartë 300 metra dhe e gjatë 430 metra, me fund transparent u mbyll për publikun, vetëm 13 ditë pas inaugurimit.

Arsyeja? Shumë njerëz kishin shkuar për ta admiruar. Ura e projektuar nga arkitekti izraelit Haim Dotan, mban deri në 8000 vizitorë në ditë, por kërkesat kishin shkuar deri në 80 mijë, duke u kthyer në një atraksion të vërtetë turistik, për shkak se fundi prej xhami, lejon që të shihet gjithçka poshtë.

Përgjegjësit e strukturës thanë se nuk ka probleme me sigurinë, por se duhet bërë një riorganizim për përballimin e fluksit të turistëve, ndarjen e tyre sipas ditëve etj./a.y/noa.al