Transmetuar më 04-09-2016, 08:12

Nënë Tereza nga sot bëhet shenjtore në një meshë të drejtuar nga Papa Françesku, me rastin e 19 vjetorit të vdekjes së saj. Ceremonia mbahet sot në sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit, nën praninë e delegacioneve nga 15 shtete të ndryshme të botës, të cilët do i bëjnë homazh "murgeshës së të varfërve".

Konfirmohet se janë rreth 100 mijë bileta të cilat u janë shpërndarë besimtarëve për të asistuar në ceremoninë që do të mbahet në orën 10.30 të paradites së sotme në Vatikan.

Konfirmimi i dy mrekullive pas vdekjes së Nënë Terezës, bën që asaj t’i jepet titulli shenjtore.

Edhe Presidenti Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe në krye të delegacionit zyrtar, ndodhet në Vatikan për të marrë pjesë në ceremonitë që do të organizohen me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Rreth 600 gazetarë e 125 korrespondentë televizivë janë të akredituar për të ndjekur këtë ngjarje të madhe. Ceremonia e shenjtërimit të Nënës Terezë do të transmetohet direkt nga qendra televizive e Vatikanit, si dhe nga 120 televizione të ndryshme në botë, përfshirë edhe televizionet nga Shqipëria dhe Kosova./a.y/noa.al

Njihuni me shprehjet Nënë Terezës që kanë frymëzuar botën

Shenjtërimi i Nënë Terezës mbledh në një koncert në Vatikan yjet shqiptarë |FOTO

Njihuni me dy mrekullitë që shenjtërojnë Nënë Terezën

Papa Françesku: Nënë Tereza na bën të ndjehemi krenar