Transmetuar më 01-09-2016, 18:32

Një verë plot e përplot me surpriza, dhurata dhe aktivitete. Janë këto elementët që ALBtelecom i bashkoi dhe i dhuroi gjatë gjithë verës që sapo kaloi.

ALBtelecom e nisi sezonin veror me surpriza për abonentët e saj me Lojën Promocionale “ALBtv” . Kjo stinë ishte mjaft emocionuese, pasi u shoqërua me ethet e evropianit, ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë. Kompania dhuroi televizorë Smart “Sony” Full HD 55” për 6 javë rresht, për të bërë që abonentët e saj të përjetonin sa më bukur këtë evropian. Loja promocionale “ALBtv” ka përfunduar njëherazi me kampionatin evropian, duke nxjerrë 12 abonentë fitues.

ALBtelecom Fan Zone ishte një risi që vinte në kohën e kampionatit evropian, ku për herë të parë kombëtarja shqiptare bëhej pjesë e këtij kampionati. Sheshet e qyteteve kryesore në vend u mbushën plot me sportdashës, të cilët u bënë pjesë e shumë aktiviteteve të ndryshme argëtuese dhe morën mijëra dhurata që kompania përgatiti për të gjithë abonentët.

Krahas këtij organizimi gjigant, ALBtelecom mbështeti një nga eventet verore më të spikatura, spektaklin “Verë dhe Portokalle”. Ky aktivitet zgjati nga muaji korrik deri në gusht dhe u organizua në 20 qytete të Shqipërisë, shoqëruar me një atmosferë festive për të gjithë qytetarët. Të gjithë aktorët e Portokallisë Gazmet Paja, Salsano Rrapi, Ilirda Bejleri, Marin Orhanasi, Rezart Veleshnja, Erdit Asllanaj e shumë të tjerë i dhanë shumë freski kësaj vere. Gjatë këtij eventi humoristik që u organizua nëpër sheshet kryesore, u ofruan produkte dhe shërbime të veçanta për abonentët, shoqëruar me shumë dhurata.

ALBtelecom është i vetmi operator me gamën më të gjerë të shërbimeve në vend, prandaj dhe gjatë kësaj vere ka menduar për të gjithë. Edhe vizitorët që hynë nëpër pikat kufitare të vendit kanë përfituar nga 4 shërbimet ekskluzive të përgatitur enkas për ata.

Në mbrëmjen e 10 Gushtit, Tirana mirëpriti  në sheshin Nënë Tereza zërin e shqiptares me famë botërore, Dua Lipa. Me zërin e ngjashëm me legjendat e muzikës Soul dhe Jazz, Dua elektrizoi kryeqytetin dhe teleshikuesit e këtij koncerti në të gjitha trevat shqipfolëse, duke performuar me atributet e një ylli të vërtetë. Ky ishte eventi më i madh veror në Shqipëri i organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe e sponsorizuar nga ALBtelecom.  21-vjeçarja me origjinë nga Kosova interpretoi live në sheshin e mbushur plot me yje, të rinj e të reja. Në koncert morën pjesë mbi 30.000 veta të ardhur jo vetëm nga Tirana, por nga të gjithë trevat shqiptare. Ajo performoi në skenë me këngët e njohura si: “Be the one”, “Last Dance”, Hotter Than Hell”, të cilat janë bërë hite botërore. Gjatë koncertit sërish nuk mungonin surprizat dhe dhuratat për përdoruesit ALBtelecom, të cilët patën mundësi të takojnë dhe të bëjnë foto me këngëtaren në backstage.